LAJMI I FUNDIT:

Nesta e këshillon Simeonen të largohet nga Atletico

Nesta e këshillon Simeonen të largohet nga Atletico

Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta, e ka këshilluar dikur bashkëlojtarin e tij te Lazio, Diego Simeone, që të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.

Strategu argjentinas është te Los Rojiblancos që nga viti 2011, ku ka bërë mrekullinë me këtë klub. E ka fituar Kupën e Mbretit (2012/2013) dhe La Ligan (2013/2014) duke pasur për rivalë dy prej klubeve më të mëdha në botë – Barcelona dhe Real Madrid.


Rekordet e CR7, plani i dështuar i Simeones, fantazia e Iscos - Reali kërkon ta rishkruajë historinë
Lexo po ashtu Rekordet e CR7, plani i dështuar i Simeones, fantazia e Iscos - Reali kërkon ta rishkruajë historinë

Ai e ka fituar titullin e Europa League (2011/2012) dhe Superkupën e UEFA-s (2012). Ndërsa ka luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve (2013/2014 dhe 2015/2016) dhe në të dyja rastet është mposhtur nga Reali. Ndërsa Nesta është në njëri prej njerëzve që mendojnë se është koha që ‘El Cholo’ të ndërrojë klub.

Nesta dhe Simeone si lojtarë të Lazios

“Do të them vetëm se duhet të ndërrojë ambient. Ai ka qenë te Atletico qe gjashtë vite, por tash është koha e duhur për një ndryshim”.

“Ka bërë një punë të mrekullueshme, por mendoj se është e drejtë të mendojë për një sfidë të re. Kam luajtur me të. Është një person i veçantë që e bën jetën me pasion”, ka deklaruar Nesta për BeIN Sports.

Interi është klubi që i kërkon më së shumti shërbimet e Simeones. /Telegrafi/

Simeone shpërfill Interin për PSG-në?
Lexo po ashtu Simeone shpërfill Interin për PSG-në?

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori