LAJMI I FUNDIT:

“Nëse ka diçka që na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb” – Billboard shkruan për suksesin e shqiptareve të famshme

“Nëse ka diçka që na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb” – Billboard shkruan për suksesin e shqiptareve të famshme
Ava Max, Bebe Rexha, Rita Ora, Njomza, Dua Lipa (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Më 9 dhjetor 2018, Bebe Rexha e postoi një fotografi të sajën dhe të Dua Lipës me përshkrimin: “Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni ta thyeni mykun”. Ndërsa më 28 janar, ajo i vuri në pah dy talente tjera shqiptare: “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Maxin” – kështu e nis artikullin revista prestigjioze Billboard duke iu referuar suksesit të shqiptareve të famshme në botën e muzikës.

Postimet e Rexhës janë shoqëruar me suksesin e madh të artisteve shqiptare në ‘Billboard Hot 100’ në vitin e fundit. Ajo e theu rekordin duke qëndruar më së shumti javë në krye të ‘Hot Country Songs’ – 50, me bashkëpunimin me Florida Georgia Line, “Meant to Be”.


Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Matthew Eisman/Getty Images/Guliver)

Lipa e udhëhoqi ‘Mainstream Top 40′ për katër javë me “New Rules’, Ora hyri me dy këngë në top 10 të ‘Dance Club Songs’, ndërsa Max depërtoi në top 20 të ‘Hot 100’ me këngën debutuese “Sweet but Psycho”.

Që të katër këto artiste kanë prindër shqiptarë (edhe pse janë lindur në vende të ndryshme: Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër dhe Max në Milwaukee) – vazhdon artikulli i Billboard.

Dua Lipa (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Kantautorja Njomza, një bashkautore e hitit të Ariana Grandes, “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, është një tjetër artiste me origjinë shqiptare që po arrin suksese nëpër top-lista. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet e nëntëdhjeta, e ka ndezur kreativitetin e gjeneratës së saj.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, thotë Njomza, e cila ka përmendur edhe suksesin e Lyrical Son, Capital T dhe Dafina Zeqirit – “është një vend që po përparon”, citohet të ketë thënë ajo.

Ava Max (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for NARAS/Guliver)

“Nëna ime gjithmonë më ka thënë se jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Jemi paksa të krisur dhe nuk dorëzohemi kurrë. Është në gjakun tonë”, janë fjalët e Ava Max. /Telegrafi/

Njomza (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori