LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të famshmit që pas ndarjes kanë shkruar këngë për ish-të dashurit e tyre

(Foto: HeatWorld)

Sigurisht, të famshëm të ndryshëm ndërkombëtarë kanë pasur lidhje dashurie mes vete.

Por, përshkak të problemeve disa prej tyre kanë rezultuar me ndarje, gjë e cila i ka inspiruar ata në një mënyrë apo tjetrën, shkruan Heat World.


Disa prej tyre kanë vendosur që përmes këngëve, të dedikojnë vargje ndaj ish-të dashurve të tyre.

Justin Timerlake – “Cry Me A River”

Pothuajse një pjesë e madhe e popullsisë e dinë këngën “Cry Me A River” nga Justin Timberlake, por pak prej tyre e dinë se kujt i është kushtuar.

Ky projekt muzikor është komplet dedikim për Britney Spears, e cila thuhet se e ka tradhtuar këngëtarin me koreografin e saj.

Britney Spears – “Everytime”

Pas Justin, edhe Britney nuk e ka lënë pa reaguar. Në vitin 2003 ajo iu përgjigj këngës “Cry Me A River” me “Everytime”.

Në tekstin e saj këngëtarja shprehej se ka nevojë për Timberlake, pasi dyshja u ndanë totalisht.

Miley Cyrus – “7 Things”

Pas dy vitesh në lidhje dashurie, Mylie Cyrus u nda nga Nick Jonas.

Duket se kjo e kishte prekur artisten, pasi ajo lansoi “7 Things”, në klipin e së cilës mbante qaforen e Nick.

Taylor Swift – “Forever and Always”

Një tjetër nga vëllezërit Jonas, Joe, ia ‘theu zemrën’ artistes Taylor Swift.

Bukuroshja brune përmes projektit “Forever and Always” tregoi se ata u ndanë përmes një telefonate 25 sekondëshe.

Miley Cyrus – “Wrecking Ball”

Inspirimi për të lansuar këngën “Wrecking Ball” kësaj radhe vjen nga Liam Hemsworth.

Miley kësaj radhe u përball me një ndarje pasi u martua në vitin 2019 dhe më pas u nda në shtator të vitit 2019.

Taylor Swift – “Dear John”

Një ndarje dramatike kishte ndodhur mes Taylor Swift dhe John Mayer, kur këngëtarja kishte qenë vetëm 19 vjeçare.

Ajo më pas kishte treguar për Rolling Stone se “Dear John” ishte veprim i gabuar që kishte bërë.

Katy Perry – “Wide Awake”

Kënga “Wide Awake” nga Katy Perry erdhi pasi u divorcua nga Russell Brand në vitin 2012.

“Ajo është një vajzë e re që po përballet me ndarje, që është e kuptueshme”, thuhej në vargjet e saj.

Pink – “So What”

Ndryshe nga artistët e tjerë, Pink erdhi me një ‘diss’ për ish-bashkëshortin e saj, Carey Hart.

Ani pse dikur të ndarë, dyshja tashmë janë bashkuar dhe kanë dy fëmijë së bashku, Willow Sag dhe Jameson Moon Hart.

Perrie Edwards – “Shout Out To My Ex”

Pjesëtarja e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards ka qenë direkte në këngën e saj ndaj Zayn Malik.

Dyshja kishin qenë të fejuar, ndërsa Zayn ishte ndarë prej saj me vetëm një mesazh në telefon. /Telegrafi/