LAJMI I FUNDIT:

Nëntë tatuazhet e personazheve të famshëm të Hollywoodit dhe kuptimet e tyre

Nëntë tatuazhet e personazheve të famshëm të Hollywoodit dhe kuptimet e tyre

Çdo tatuazh ka kuptimin e vet.

Kjo mund të jetë një kujtesë për prindërit e dikujt, miqtë më të mirë, hobi, ose ndonjë personalitet të njohur.


Yjet e Hollywoodit nuk bëjnë përjashtim në këtë aspekt: ata gjithashtu kanë tatuazhe që nënkuptojnë diçka.

Gjashtëmbëdhjetë aktorët atraktivë të Hollywoodit, sharmi i të cilëve po rritet me plakjen e tyre
Lexo po ashtu Gjashtëmbëdhjetë aktorët atraktivë të Hollywoodit, sharmi i të cilëve po rritet me plakjen e tyre

Por kuptimi i disa prej tatuazheve të tyre është i paqartë derisa t’i kushtoni më shumë vëmendje atyre.

Bright Side do t’ju tregojë për tatuazhet e nëntë të famshmëve të Hollywoodit dhe tregimet prapa tyre.

1. Koordinatat mbi shpatullën e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka disa tatuazhe që pasqyrojnë disa nga gjërat që janë të rëndësishme për të. Një nga tatuazhet e tilla është në shpatullën e saj. Në parakrahun e saj është emri i burrit të saj të dytë – Billy Bob Thornton, një aktor i famshëm, me të cilin u nda në vitin 2003. Tani, ajo ka koordinatat e vendeve ku kanë lindur të afërmit e saj:

*Një vend në Kamboxhia – djali i saj më i madh Maddox.
*Një vend në Etiopi – vajza e saj Zahara.
*Namibia – vajza e saj Shiloh.
*Vietnami – djali i saj Pax.
*Franca – binjakët Knox dhe Vivienne.
*Dhe e fundit – Brad Pitt vendlindja në Oklahoma.

2. Gjërat e preferuara të Miley Cyrus

Miley Cyrus nuk ka frikë të tregojë gjërat që ajo pëlqen. Çdo tatuazh që ajo ka është një simbol i respektit për hobet e saj, miqtë, anëtarët e familjes dhe kafshët shtëpiake. Për shembull, ajo ka një imazh të qenushit në bërryl.

Një tjetër tatuazh interesant që ajo ka është në veshin e saj. Aty shkruhet “Dashuria”. Ajo simbolizon dëshirën e Mileyt për të dëgjuar vetëm gjërat e mira dhe për të bllokuar ato negative.

3. Mouse – motra e vogël Lady Gaga

Lady Gaga thotë se tatuazhi i një miu në krahun e saj i është kushtuar motrës së saj të vogël Natali. Këngëtarja e quajti ‘Mouse’-in e saj motrën kur ato ishin të vogla. Detajet e tatuazhit gjithashtu kanë rëndësi. ‘Mouse’ mban një gjilpërë që përfaqëson dashurinë e Natalisë për dizajnimin e rrobave dhe fije rreth këmbëve të cilat formojnë emrin e saj me shkurtesë, Nat.

4. Kodi i familjes së Brooklyn Beckham

Tatuazhi i David Beckham-it përfaqëson bijtë dhe bijat e tij. Djali i tij më i madh, Brooklyn Beckham, vendosi të bënte të njëjtën gjë dhe realizoi një tatuazh minimalist “020511”. Këto numra përfaqësojnë vitet e lindjes së vëllezërve dhe motrave të tij: 02 – Romeo, 05 – Cruise, dhe 11 – Harper.

5. Fjalia përkujtuese e Megan Fox

“Ne të gjithë do të qeshim me fluturat e argjendta” – është një tatuazh ky në shpinë të aktores. Kjo është një frazë nga shfaqja e Shekspirit “Tragjedia e Mbretit Lear”. Sipas Meganit, kjo është një kujtesë se ajo duhet të mbetet e qëndrueshme edhe pse tani është një yll i Hollywoodit.

Një tjetër kujtesë për trupin e saj është simboli kinez për të vërtetën që thotë se ne duhet të qëndrojmë të fortë në rrugën e ëndrrave tona.

6. Këmbët si një simbol i ballafaqimit me kancerin në krahun e Emma Stone

Emma Stone ka një tatuazh shumë të rëndësishëm në dorë. Emma dhe nëna e saj realizuan tatuazhe identike të këmbëve të shpendëve për të festuar fitoren e nënës së saj në një betejë kundër kancerit të gjirit. Tatuazhi është bërë nga vetë Paul McCartney, i frymëzuar nga dashuria e nënës së Emmës për këngën “Blackbird”, një këngë që ai e kompozoi shumë kohë më parë.

7. “Made in England” në këmbën e Cara Delevingne

“Është bërë në Angli” shkruhet në këmbën e majtë të Carës. Kjo ishte mënyra e modeles për të shprehur ndjenjat që ajo kishte gjatë shfaqjeve të modës. Sipas saj, shumë modele trajtohen si kukulla ose objekte të pajeta dhe ky tatuazh duket si vula që iu vendoset modeleve.

8. Pjesë këshillash nga një predikues për Kelly Clarkson

Këngëtarja dhe aktorja Kelly Clarkson ka një mbishkrim të vogël në dorë, i cili thotë: “Dua më shumë”. Kur ajo ishte një fëmijë, Kelly pyeti një predikues: “Pse disa njerëz janë të këqij?” Dhe ai tha: “Për shkak se ata nuk ishin mjaft të dashur”. Kur ajo u rrit, ajo realizoi një tatuazh të tillë si një kujtesë. Sipas Kellyt, kur ajo takon një person të keq, ajo kujton se ata janë të këqij, sepse ata nuk ishin mjaft të dashur kur ishin të rinj.

9. Engjëlli Paul Walker është gjithmonë me Vin Diesel

Në vitin 2013, Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Në atë kohë, për të kujtuar gjithnjë mikun e tij më të mirë, Vin Diesel realizoi një tatuazh të madh me sy dhe krahë që bëri të pëlqehet nga çdo tifoz i Paul Walker. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori