LAJMI I FUNDIT:

Nëntë aktorët që i përsëritën gjestet e tyre vazhdimisht në filma

Nëntë aktorët që i përsëritën gjestet e tyre vazhdimisht në filma

Shumica e adhuruesve të filmave do të njohin regjisorin e një filmi nga episodet e mëparshme.

Aktorët kanë disa lëvizje, të cilat shpesh i kanë përsëritur në filma, dhe shumica mendojnë se janë edhe ‘vese’ të tyre.


Katërmbëdhjetë filma modernë për ata që mendojnë se i kanë parë të gjitha
Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë filma modernë për ata që mendojnë se i kanë parë të gjitha

Bright Side ka mbledhur nëntë gjeste të aktorëve tanë të preferuar, që janë përsëritur nga filmi në film.

Kapelet e Johnny Depp

Jack Sparrow, Willy Wonka dhe Mad Hatter janë tri role të luajtur shkëlqyeshëm nga Johnny Depp. Sidoqoftë, edhe kur ai nuk luan si një karakter filma, Johnny gjithmonë ka një kapele në kokë. Fansat e tij theksojnë se ai i pëlqen kapelet edhe në jetën reale.

Oratoria e Samuel L. Jackson

Samuel L. Jackson e do shumë recitimin me mimika. Herën e parë kur e bërë këtë, ishte në filmin “Pulp Fiction”, dhe, që atëherë, aktori ka vazhduar duke përdorur elokuencën e tij thuajse në çdo film.

Leonardo DiCaprio dhe gota e tij e mbushur

Askush nuk jep një dolli më të mirë se Leo DiCaprio. Ai ngriti gotën e tij të parë në filmin “Titanik” si Jack Dawson, i ri dhe në dashuri. Pas kësaj, ai përsëriti të njëjtin gjest edhe në “Django Unchained”, “The Wolf of Wall Street”, dhe, natyrisht, “The Great Gatsby”.

Të vraposh si Tom Cruise

“Të vraposh si Tom Cruise” është një frazë që është bërë proverbiale. Aktori me të vërtetë e ka bërë shumë herë këtë në ekran, dhe njihet për mënyrën e tij të vrapimit.

Harrison Ford dhe gishti i tij tregues

Harrison Ford i pëlqen të tregojë të tjerët me gishtin e tij. Ai e përdor këtë gjest pothuajse në çdo film, duke e drejtuar atë tek ata që qëndrojnë në rrugën e tij.

Michelle Rodriguez, gjithnjë e rrezikshme

Nëse Michelle Rodriguez është një nga yjet e një filmi, ju mund të jeni të sigurt se do të luftojë më mirë se të gjithë personazhet mashkullore. Aktorja nuk përsëritë gjestet e njëjta gjatë gjithë kohës – ajo vepron në role të ngjashme dhe madje vesh veshjet që duken shumë të ngjashme.

Tim Roth është duke u relaksuar

Ky aktor përshkruhet nga të gjithë si specialist i gënjeshtrave ose Princi i Monakos, pavarësisht këtyre, ai gjithmonë do të gjejë një arsye për të ulur dhe pushuar në një kolltuk të rehatshëm.

Skena nudo të Mel Gibson

Mel Gibson është në formë të mirë dhe mburret me performancën e tij në shumë filma. Ai tregon trupin e tij krejtësisht ose pjesërisht të zhveshur shumë më shpesh sesa aktorët e tjerë meshkuj. Mel gjithashtu konsiderohet të jetë pionier i skenave nudo, pasi ai filloi të xhirojë skena të tilla që në vitin 1987.

Uria e pashuar e Brad Pitt

Aktorët kryesisht luajnë njerëz të gjallë, prandaj nuk është çudi që ata duhet të hanë diçka përpara kamerave. Brad Pitt e bën këtë gjatë gjithë kohës, dhe kur e shikoni atë duke lëpirë diçka, juve menjëherë mund t’ju shkojë mendja te frigoriferi juaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori