LAJMI I FUNDIT:

Neil Diamond anulon koncertet për shkak të sëmurjes me Parkinson

Neil Diamond anulon koncertet për shkak të sëmurjes me Parkinson

Këngëtari Neil Diamond ka lajmëruar se do të tërhiqet nga turet pas diagnostifikimit kohët e fundit me sëmundjen e Parkinsonit.

Diamond që mbush 77 vjeç të mërkurën, anuloi datat e koncerteve të tij në mars në Australi dhe Zelandën e Re, sipas këshillave të mjekëve.


Këngëtari i Solitary Man, ishte në mesin e turneut të tij që i dedikohej 50 vjetorit të daljes në skenë. Në një deklaratë ai tha se e kishte marrë vendimin me keqardhje dhe zhgënjim të madh.

“Kam qenë shumë i nderuar duke i prezantuar koncertet e mia publikut për plot 50 vite. Ndjesa ime e sinqertë i shkon të gjithë atyre që kanë blerë biletat dhe planifikonin të merrnin pjesë në koncert”, tha ai.

Parkinsoni është një gjendje progresive në të cilën truri dëmtohet. Ai mund të çojë në dridhje, vështirësi në lëvizje apo edhe probleme me memorien.

Diamond shpreson të vazhdojë të shkruajë këngë dhe ti regjistrojë ato edhe për pak kohë.

Përveç hiteve të tij, diamond ka shkruar edhe të famshmen “I’m a Believer”. Ai ka shitur mbi 130 milionë albume në të gjithë botën dhe pritet të marrë vlerësimin për karrierën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të shtunën. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori