eksperti-banner

Një stuhi e fortë goditi Sllovakinë të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 12 persona kur një tendë e madhe që transportonte pjesëmarrësit e festivalit, u shemb për shkak të erërave të forta.

“Sipas informacioneve që disponojmë, inspektimi i të gjitha objekteve nuk ka mundur të përfundojë para 24 orëve, gjë që e bën të pamundur vazhdimin e programit të festivalit”, njofton festivali në rrjetet sociale.


Pas lëndimeve, tetë persona u transferuan në spitalet në Trençin dhe Povazska Bystrica.

Në momentin e shembjes llogaritet se në çadër kishte dhjetëra persona. Para shembjes, njerëzit që prisnin fillimin e koncertit u paralajmëruan të mos qëndronin pranë shtyllave të çadrës për shkak të stuhisë së afërt dhe u njoftuan se programi do të anulohej. Megjithatë, shumë e konsideruan çadrën një vend të sigurt dhe qëndruan brenda gjatë stuhisë.

Era e fortë dëmtoi gjithashtu çadrat e vizitorëve të festivalit, disa skena, stendat e ushqimit dhe pijeve, tualetet portative, si dhe shkaktoi një ndërprerje më të gjatë të energjisë në zonën e festivalit.

Policia njoftoi mbrëmjen e së premtes se ka nisur hetimet për çadrën e shembur.

Përveç Sllovakisë, stuhitë kanë prekur Gjermaninë dhe Çekinë, të cilat në të gjitha vendet kanë rezultuar me kolaps trafiku dhe shumë makina të shkatërruara nga breshëri i madh. /Telegrafi/