Modelja shqiptare prek me dedikimin për Jake Hall dhe vëllanë e ndjerë në Ditën e Baballarëve


Misse Beqiri ka bërë një dedikim prekës në Ditën e Baballarëve për ish-partnerin e saj të ndjerë, Jake Hall si dhe për vëllanë Flamur Beqiri, i njohur si Alex.
Ylli i “Real Housewives of Cheshire”, 39 vjeçare, ndan vajzën tetëvjeçare River me ish-yllin e “TOWIE”, i cili humbi jetën muajin e kaluar në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Mallorca të Spanjës.
Ndërkohë, vëllai i saj Flamur Beqiri u vra në dhjetor të vitit 2019 në Londër, në moshën 36-vjeçare, përpara bashkëshortes së tij Debora Krasniqi dhe njërit prej dy fëmijëve të tyre.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Misse publikoi një fotografi të Jake dhe Alex së bashku, duke shkruar: “Dy burra, baballarë, djem dhe vëllezër. Sot është Dita e Baballarëve dhe unë nderoj këta dy baballarë, vëllanë tim Alex dhe Jake. Ju dua të dyve dhe e di se po na shikoni dhe po kujdeseni për ne dhe fëmijët”.
Ajo shtoi se, pavarësisht zemrës së thyer, kujtimet me ta e bëjnë të buzëqeshë, ndërsa theksoi rëndësinë e familjes, fëmijëve dhe miqve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë në këtë periudhë të vështirë.

Krahas fotografisë së dy të ndjerëve, Misse ndau edhe një video të ëmbël ku shfaqej duke kërcyer së bashku me vajzën e tyre River dhe Jake Hall, duke kujtuar momentet e lumtura që kishin ndarë së bashku.
Edhe pse marrëdhënia e tyre kishte kaluar vështirësi dhe çifti ishte ndarë, ata vazhduan si bashkë-prindër për vajzën e tyre, duke ruajtur një raport të mirë. /Telegrafi/

















































