Jennifer Aniston shkëmben puthje me partnerin gjatë pushimeve romantike në Spanjë

Jennifer Aniston po shijon pushimet verore në Majorka të Spanjës, ku është fotografuar në shoqërinë e partnerit të saj, Jim Curtis, dhe një grupi miqsh.
Aktorja 57-vjeçare u shfaq në superformë me bikini të errëta dhe pantallona të shkurtra të bardha, ndërsa relaksohej në jahtin luksoz “Rising Sun”.
Gjatë qëndrimit në det, ajo dhe Jim Curtis u panë duke shkëmbyer një puthje, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre romantike, shkruan DailyMail.

Përveç momenteve të relaksit në jaht, Aniston shijoi edhe aktivitete në ujë, përfshirë një shëtitje me kajak, ndërsa pamjen e saj e kompletoi me një kapele të zezë dhe syze dielli.
Pushimeve iu bashkuan edhe disa miq të çiftit, mes tyre aktori Jason Bateman, modeli Christian Hogue dhe stilistja Jamie Mizrahi.

Vetëm pak ditë më parë, Jennifer ishte fotografuar në të njëjtin jaht edhe në shoqërinë e koleges së saj nga seriali “Friends”, Courteney Cox, si dhe aktorit Pedro Pascal.
Fotografitë e reja kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e aktores dhe momentet e saj romantike me Jim Curtis gjatë pushimeve në Mesdhe. /Telegrafi/


















































