LAJMI I FUNDIT:

Në rast se iu ka ikur, Pjanic ndaj Greqisë tregoi se ai është një nga lojtarët që i gjuan më së miri gjuajtjet e lira

Në rast se iu ka ikur, Pjanic ndaj Greqisë tregoi se ai është një nga lojtarët që i gjuan më së miri gjuajtjet e lira
Foto: Sportbible.com

Golat nga gjuajtjet e lira në futboll janë ata që pëlqehen më së shumti.

I tillë ishte edhe ai i Miralem Pjanic me Përfaqësuesen e Bosnjës ndaj Greqisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.


Ylli i Juventusit shënoi gol magjik nga distanca në minutën e 15-të, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Por, fatkeqësisht mesfushori u detyrua të lë fushën e lojës para kohe, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 65-të.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2. /Telegrafi/