LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të këngës “Ti Fala”, Albatrit Muqiqi tregon sa shumë duhet pasur kujdes me femrat (Video)

Në pritje të këngës “Ti Fala”, Albatrit Muqiqi tregon sa shumë duhet pasur kujdes me femrat (Video)

Këngëtari Albatrit Muqiqi ka përgatitur së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ti Fala”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari rrëfehen për këtë këngë, për të cilën padyshim që është punuar me përkushtim.


“Kënga ime e re titullohet “Ti Fala”, muzikën dhe orkestrimin i kanë realizuar Granit Gashi dhe Nurteel, tekstin e ka shkruar Fatmir Muja, gjersa për videoklipin janë kujdesur produksioni Imagine Films”, tha ai për Telegrafin.

“Ti fala” është një këngë ritmike, nuk është dedikim në veçanti por që këngëtari Muqiqi thotë se trajton një temë të zakonshme.

“Këngën e re nuk është se ia ka dedikuar dikujt, është bërë vetëm për fansat e mi si gjithmonë. Dhe si temë kjo këngë tregon se duhet pasur shumë kujdes çfarë femre dashurojmë dhe çfarë femre duam sot (kryesisht vlen për meshkujt)”, u shpreh më tej ai.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilat Albatriti  rrëfehet se nuk kanë qenë edhe aq të lodhshme.

“Xhirimet e klipit janë kryer të gjitha në Prishtinë, dhe nuk ka qenë e lodhshme, mund të them se gjithçka ka shkruar mirë”.

Ndërkohë, i pyetur për pritshmëritë që ka për këngën e re, këngëtari i shumë hiteve u shpreh se e pret suksesin e dëshiruar.

“Besoj që do ju pëlqej fansave të mi, është diçka më ndryshe nga këngët tjera që kam sjell”, përfundoi këngëtari për Telegrafin.

“Ti Fala” do të publikohet nesër (e enjte), në kanalin zyrtar të Albatritit në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori