LAJMI I FUNDIT:

Në mesjavë zhvillohen tri ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll

Në mesjavë zhvillohen tri ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se Vreshtarët do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.

Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës, ndeshje që do të zhvillohet në “Karagaçi”. Feronikeli këtë edicion ka hyrë në Superligë dhe në dy ndeshje, ka dy humbje, kurse Peja e rikthyer në elitë ka një fitore dhe një humbje.


Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion.

Superliga – Java 4

E mërkurë
16:00 Feronikeli – Peja (Pejë)
19:00 Lipjani – Ponte Prizreni

E enjte
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
Trepça – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Sigal Prishtina / pushon

(Ndeshjet transmetohen në Art Motion)

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori