LAJMI I FUNDIT:

Në atë që do të ishte ditëlindja e 61-të, Princesha Diana kujtohet nga Princi William

Në atë që do të ishte ditëlindja e 61-të, Princesha Diana kujtohet nga Princi William
Princesha Diana me Williamin dhe Harryn (Foto: Arkiv)

Princi William e ka kujtuar nënën e tij të dashur, Princeshën Diana, e cila do të kishte mbushur 61 vjeç më 1 korrik.

Princesha e Uellsit vdiq në vitin 1997 nga lëndimet që mori në një aksident automobilistik në Paris. Ajo ishte vetëm 36 vjeçare.


E ndjera ka lënë pas dy djem – Williamin dhe Princin Harry.

Princesha Diana me Williamin dhe Harryn (Foto: Arkiv)

Duka i Kembrixhit ka lëshuar një deklaratë të re për nder të çmimit ‘Diana’, i cili mbahet çdo vit në atë që do të ishte ditëlindja e Princeshës Diana.

Të gjitha lajmet nga Princi William
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Princi William

Çmimi ‘Diana’ u krijua në 1999 në kujtim të Dianës, Princeshës së Uellsit, dhe besimit të saj se të rinjtë kanë fuqinë për të ndryshuar botën.

Organizata bamirëse, e cila drejton programe kundër bullizmit, shpërblen gjithashtu të rinjtë që kryejnë punë frymëzuese. Çdo vit, mijëra të rinj emërohen nga individë dhe komunitetet e tyre për të nxjerrë në pah këto veprime.

Princesha Diana me Williamin dhe Harryn (Foto: Arkiv)

Teksa nderoi fituesit e këtij viti, Princi William shtoi: “Urime për marrjen e çmimit Diana! Ju jeni pjesë e një brezi frymëzues të rinjsh që po ndryshojnë botën përmes veprimeve tuaja dhe unë i admiroj jashtëzakonisht përpjekjet tuaja. Historitë tuaja janë të jashtëzakonshme”.

Duke reflektuar për punën e nënës së tij të ndjerë, ai shtoi: “Unë besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar jetën dhe punën e saj sesa duke njohur njerëz të jashtëzakonshëm që i kushtojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për të ndihmuar ata përreth tyre. Shpresoj që të qëndroni krenarë në dijeni se po bëni një ndryshim të vërtetë dhe se ju pëlqen ceremonia e sotme – ju e meritoni atë”.


Këtë gusht do të mbushen 25 vjet nga vdekja e Dianës. Ndërsa marrëdhënia e vëllezërve ka qenë e tensionuar vitet e fundit, ata u ribashkuan shkurtimisht verën e kaluar për të zbuluar një statujë të ngritur në kujtim të nënës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori