Ndryshime drastike te Barcelona: Ylli i skuadrës i thotë “PO” PSG-së pas ardhjes së Karim Adeyemit


Ferran Torres ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Paris Saint-Germain pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, sipas gazetarit të Sky Sports, Luca Bendoni.
Sulmuesi spanjoll është i gatshëm të nisë një aventurë të re në Francë, ndërsa e ardhmja e tij te Barcelona është bërë gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas raportimit, Barcelona tani përballet me një mision të vështirë për ta bindur Torresin të rinovojë kontratën. Situata ka ndryshuar ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes së klubit katalunas për transferimin e Karim Adeyemit, i cili pritet t’i japë trajnerit Hansi Flick më shumë alternativa në repartin ofensiv.
Edhe pse Torres mbetet nën kontratë me Barcelonën, bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur, ndërsa PSG po shton përpjekjet për ta transferuar.

Kampionët e Francës e kanë identifikuar 26-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e sulmit para nisjes së sezonit të ri.
Torres iu bashkua Barcelonës nga Manchester City në dhjetor të vitit 2021 dhe është shndërruar në një sulmues të gjithanshëm, i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e repartit ofensiv.
Nëse PSG arrin marrëveshje me Barcelonën pas përfundimit të Kupës së Botës, karriera e reprezentuesit spanjoll pritet të vazhdojë në Ligue 1./Telegrafi/






































