LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e Ligës së Parë në basketboll, sfida kryesore mes Istogut dhe Vushtrrisë

Ndeshjet e Ligës së Parë në basketboll, sfida kryesore mes Istogut dhe Vushtrrisë

Të premten do të zhvillohet xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të Meshkujve. Sfida kryesore do të zhvillohet mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogasit kanë 13 fitore e katër humbje, kurse vushtrriasit kanë 14 fitore e tri humbje, andaj pritet një përballje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave.

Takimi i parë i xhiros zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Prishtina e Re, që ka shtatë fitore e 11 humbje dhe Bora-s, që numëron 11 fitore e gjashtë humbje.


Ndeshja e dytë zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Gjakovës së Re, ku prishtinasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa skuadra nga Gjakova ka shtatë fitore e dhjetë humbje.

Happy Dukagjini do të ndeshet me Borea-n. Klinasit kanë pesë fitore e 12 humbje, kurse pejanët deri më tani kanë tetë fitore e dhjetë humbje.

Një nga kandidatet kryesore për të hyrë në “Play-off”, Drita, do të sfidohet nga Marigona Hill Prishtina. Skuadra gjilanase numëron 13 fitore e katër humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e 12 humbje.


Liga e Parë e Meshkujve-Java 20

E premte

12:15 Prishtina e Re – Bora

16:30 AS Prishtina – Gjakova e Re

17:00 Happy Dukagjini – Borea

18:30 Drita – Marigona Hill Prishtina

19:00 Istogu – Vushtrria


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori