LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje vendimtare në Ipko Superligën e Kosovës, përballje për mbijetesë dhe titull – pesë ndeshje në transmetim televiziv

Ndeshje vendimtare në Ipko Superligën e Kosovës, përballje për mbijetesë dhe titull – pesë ndeshje në transmetim televiziv

Java e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Pesë ndeshje nga gjashtë që do të luhen në Ipko Superligë do të transmetohen në platformën më atraktive në Kosovë, Ipko dhe kanalet Supersport.


Të shtunën janë paraparë të zhvillohen tri sfida, ku Ballkani do të mirëpres në Therandë KEK-un.

Dy ndeshje tjera interesante do të zhvillohen në qytetin e Gjilanit dhe Skenderajt dhe të dyja do të jenë në transmetim televiziv.

Drenica do të takohet me Ferizajn, ku në fushë do të jenë dy skuadra që rrezikojnë rënien, ndërsa adhuruesit e dy skuadrave mund ta shohin këtë takim në Super Sport Kosova 5.

Të qeta nuk janë as Gjilani e Flamurtari që gjithashtu do të përballen në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe ky takim do të transmetohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në Super Sport Kosova 6.

Të dielën do të transmetohen tri ndeshje mjaftë interesante në IPKO dhe Super Sport.

Prishtina pas humbjes befasuese ndaj Flamurtarit pret në Fadil Vokrri, ekipin nga Prizreni, Lirinë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pas fitores në derbi ndaj Gjilanit do të udhëtoj drejt Mitrovicës për tu përballur me Trepçën ’89.

E ndeshja kryesore e javës së 19-të do të zhvillohet në qytetin e Drenasit.

Dy konkurrentët për titullin e kampionit, Feronikeli dhe Llapi do të përballen në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, që pritet të jetë i vogël për numrin e tifozëve që do të mblidhen.

Ky takim tejet i rëndësishëm në elitën e futbollit tonë do të transmetohet të dielën nga ora 13:00 në Ipko dhe Super Sport Kosova 2. /Telegrafi/

Orari i ndeshjeve – Java 19-të

E shtunë, ora 13:00

Drenica – Ferizaj                  Super Sport Kosova 5
Gjilani – Flamurtari          Super Sport Kosova 6
Ballkani – KEK-u

E diel, ora 13:00

Feronikeli – Llapi              Super Sport Kosova 2
Trepça ‘89 – Drita             Super Sport Kosova 6
Prishtina – Liria                Super Sport Kosova 7

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori