LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në xhiron e pestë, derbi në kryeqytet

Ndeshje interesante në xhiron e pestë, derbi në kryeqytet

Fundjava do të sjellë ndeshje interesante në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.

Sfida kryesore pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe sfidat mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.


Ndërkohë, ndeshja e parë e kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa e kundërta është me mitrovicasit që kanë tri fitore e një humbje.

Vëllaznimi është skuadra e vetme në elitë që nuk di për fitore, kurse këtë xhiro e pret Golden Eagle Yllin, që po ashtu nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, me një fitore e tri humbje.

Java e pestë do të mbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut. Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, derisa istogasit kanë një fitore e tri humbje. /Telegrafi/ 

Java 5-Prince Caffe Superliga

E shtunë

17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E diel

16:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

20:30 Peja – Istogu

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori