LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e parë në kualifikime, por nuk dimë për humbje në 14 takime, kryesuam grupin në Ligën e Kombeve – statistikat e Kosovës i lakmojnë edhe përfaqësueset e mëdha

Fitorja e parë në kualifikime, por nuk dimë për humbje në 14 takime, kryesuam grupin në Ligën e Kombeve – statistikat e Kosovës i lakmojnë edhe përfaqësueset e mëdha
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Takimi ndaj Bullgarisë ishte e 14-ti radhazi, në të cilën Kosova nuk njeh humbje. Njëherësh, kjo ishte fitorja e parë e Dardanëve në kualifikimet për një Kampionat Evropian.

Pas tri përballjeve në Grupin A, skuadra jonë numëron dy barazime dhe një fitore, dhe tashmë mund të konsiderohet pretendent për një vend në ‘Euro 2020’.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kësaj i shtohet edhe suksesi i jashtëzakonshme në Grupin 3 të Ligës D në turneun e ri të UEFA-s, Liga e Kombeve, ku regjistroi katër fitore dhe dy barazime (e kryesoi grupin me pesë pikë më shumë se vendi i dytë).

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Humbjen e fundit, Kosova e ka regjistruar në tetor të vitit 2017 nga përfaqësuesja e Islandës (2-0).

Seria e sfidave pa humbje ka filluar më 13 nëntor 2017 kundër Letonisë, kur në krye të ekipit ishte trajneri Muharrem Sahiti. Kosova e fitoi me rezultat 4-3 dramën e golave në atë përballje.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Strategu zviceran, Bernard Challandes, debutoi me fitore si trajner i Përfaqësueses në triumfin minimal ndaj Madagaskarit në mars 2018 dhe që atëherë e deri më tani e ka udhëhequr skuadrën pa humbje.

Gjatë këtyre 14 sfidave pa humbje, Kosova i ka shënuar 32 gola, i ka pranuar 11 gola, ndërsa në shtatë takime nuk ka pranuar gol.

Më poshtë jua sjellim kundërshtarët dhe rezultatet e Kosovës në 14 takimet e fundit:

Kosova 4-3 Letonia
Kosova 1-0 Madagaskari
Kosova 2-0 Burkina Faso
Shqipëria 0-3 Kosova
Azerbajxhani 0:0 Kosova
Kosova 2-0 Ishujt Faroe
Kosova 3-1 Malta
Ishujt Faroe 1-1 Kosova
Malta 0-5 Kosova
Kosova 4-0 Azerbajxhani
Kosova 2-2 Danimarka
Kosova 1-1 Bullgaria
Mali i Zi 1-1 Kosova
Bullgaria 2-3 Kosova

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori