LAJMI I FUNDIT:

“Ndalohet hyrja”! Motra e Meghan Markle, Samantha largohet nga sigurimi, duke mos iu lejuar hyrja në pallat

“Ndalohet hyrja”! Motra e Meghan Markle, Samantha largohet nga sigurimi, duke mos iu lejuar hyrja në pallat

Samantha Markle, gjysmë-motra e Meghan Markle, thuhet se u largua nga pragu i Pallatit të Kesingtonit, sapo arriti.

53-vjeçarja ateroi në Britaninë e Madhe me qëllim që të përballet me motrën e saj, por fotografitë duket se tregojnë se ajo ngeli vetëm tek dera pasi nuk u lejua të hyjë brenda nga sigurimi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Samantha, e cila vuan nga MS, shihet duke dorëzuar një shënim te rojet e sigurisë, përpara se të mundohej të hynte në pallat.

Fotot e çuditshme tregojnë se Samantha mbante një maskë të Harryt dhe Maghanit në dorë, të cilat i kishte blerë në një dyqan suveniresh, pasi nuk pranoi të largohej nga zona mbretërore.

Samantha erdhi në Mbretërinë e Bashkuar dy javë pasi zyrtarët e pallatit morën një letër duke thënë se sjellja e saj do të ‘përshkallëzohej’ në qoftë se ata nuk organizonin një takim me dukeshën, sipas The Mirror.

Krejt kjo mendohet të ketë ndodhur për shkak të raporteve të acaruara të Meghan Markle me babanë e saj, Thomasin, por edhe vëllanë dhe motrat (konflikte të cilat tashmë janë bërë të ditura për opinionin).

Një burim i brendshëm tha: “Gjendja e acaruar e vazhdueshme midis Meghanit, motrës së saj dhe babait të saj deri më tani është bërë e ditur vetëm në intervista publike”.

“Kjo ishte një lëvizje e madhe nga ana e motrës së Meghanit, e cila provoi që të fliste sy më sy me motrën e saj, por fakti që u largua, tregon se Meghan as nuk dëshiron ta takojë”, ka thënë më tej burimi.

“Ky është personi më i afërt me Meghanin që ka ardhur ta takojë atë që nga martesa e saj, por stafi i pallatit ishin udhëzuar në mënyrë të qartë që të mos lejonin qasjen e saj brenda oborrit mbretëror”.

Samantha,  e cila në fotografi shihet duke u shtyrë në një karrige me rrota nga partneri i saj, u afrua më shumë se kurrë me Harryn dhe Meghanin që nga martesa e tyre bujare në maj, por largimi i saj ka të ngjarë që të shkaktojë ironi të mëtejshme nga pala mbretërore.

Në maj, Thomas Markle (babai i Meghan Markle), u bë shumë i përfolur pasi mendohet se ai realizoi disa fotografi fshehurazi të Meghan dhe Harryt, dhe ia shiti ato një gazetari të paparacit, në mënyrë që t’i ndanin fitimet gjysmë për gjysmë.

Samantha kishte folur pak pasi ishte bërë publike romanca e Meghan Markle me princin Harry, ndërsa e kishte quajtur të dashurin e motrës së saj një “alpinist shoqëror” i cili nuk është i aftë të jetë mbretëror.

Ajo më pas njoftoi se do të zbulonte disa detaje nga e kaluara dhe se motra e saj duhej të përgatitej për tu përballur me disa të vërteta në shtëpi.

Marrëdhëniet e prishura mes motrave morën jehonë të keqe edhe në maj, kur Samantha nuk u ftua nga Meghan në dasmën mbretërore. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori