LAJMI I FUNDIT:

Nacho: Dua të përfundoj karrierën te Real Madridi

Nacho: Dua të përfundoj karrierën te Real Madridi
Nacho Fernandez (Getty Images)

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar gjithë karrierën e tij tek kampionët evropianë.

28-vjeçari spanjoll ka shpenzuar gjithë karrierën e tij tek Los Blancos, duke bërë 161 paraqitje në ekipin e parë që nga viti 2011 pas katër vitesh me skuadrën e Castillas.


Megjithatë, kjo nuk i mjafton Nachos, i cili dëshiron që edhe vitet e mbetura t’i kalojë në Santiago Bernabeu dhe të pensionohet te Reali.

Lojtarët që në skuadrat e tyre janë rezervistë, me Kombëtare luajtën nga minuta e parë
Lexo po ashtu Lojtarët që në skuadrat e tyre janë rezervistë, me Kombëtare luajtën nga minuta e parë

“Ideja ime është t’i japë fund karrierës sime në shtëpi, në këtë klub”, ka thënë fillimisht Nacho për GQ Magazine.

Nacho dëshiron t’i mbetet besnik tërë jetën Realit (Getty Images)

“E vërteta është se nuk ka vend më të mirë për mua sesa në Real Madrid, ka gjithçka që unë dua në të dy nivelet, personale dhe profesionale”.

“Shumica e sportistëve arrijnë pikën në karrierën e tyre kur ata duhet të marrin një vendim të vështirë ose të marrin një rrugë që nuk është ideale, por për mua, kam qenë shumë fat që nuk e kam këtë brengë”.

Rrëfimi i prekshëm i Nachos-Nga ndalesa për të luajtur futboll përjetë, në lojtar që luan në klubin më të madh në botë
Lexo po ashtu Rrëfimi i prekshëm i Nachos-Nga ndalesa për të luajtur futboll përjetë, në lojtar që luan në klubin më të madh në botë

“Ky është klubi më i mirë për mua që të vazhdoj të përmirësohem, të rritem si lojtar dhe kjo është ajo që dua ta përfundoj karrierën time në shtëpi”, përfundoi Nacho.

Ndryshe, mbrojtësi spanjolle gjatë karrierës së tij me Mbretërit ka fituar plot 13 trofe, përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe një titull të La Ligas. /Telegrafi/