eksperti-banner

Atletico Madrid ka publikuar një deklaratë zyrtare me tone të forta dhe ironike, pas raportimeve se Real Madrid kishte dërguar një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.

Në një reagim të pazakontë për një klub të këtij niveli, Atletico nuk është kufizuar vetëm në mohimin e negociatave, por ka përdorur edhe ironi të drejtpërdrejtë ndaj rivalëve të qytetit.


“E keni prerë videon e Papës ku ai thoshte se ishte gjithashtu tifoz i Atletit”.

“Duhet të keni ngatërruar etikën me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: ne nuk ju falënderojmë për asgjë”/

“Ne nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po studiojmë asnjë ofertë për Julian”.

“Si mund të mos shkojmë mirë, kur ju na bëni të qeshim edhe më shumë se Barcelona”, thuhej në reagimin e Atletico Madridit.

Kujtojmë se kohë më parë edhe Barcelona kishte dërguar një ofertë në drejtim të Atleticos për Alvarez, por që edhe ajo kishte marrë përgjigjen e njëjtë, pra, është refuzuar kategorikisht./Telegrafi/

telegrafi sport app