LAJMI I FUNDIT:

MVP dhe pesëshja e javës në Superligë

MVP dhe pesëshja e javës në Superligë

Peja ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tetë nga tetë ndeshje të zhvilluara në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Te pejanët indeksin më të lartë e kishte qendra, Brad Waldow, 25. Waldow ndaj Sigal Prishtinës kishte 12 pikë e 12 kërcime, duke kontribuar edhe me tri asistime, ndërsa si zakonisht ndihmë të madhe ka dhënë edhe Rodney Purvis me 20 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.


Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim. Fantastik ishte Fisnik Rugova me 20 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar paraqitjen më të mirë në këtë edicion.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Rahovecit me 50 pikë dallim, ku u dalluan Rashun Davis me 21 pikë, dy kërcime e tetë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime.

Top 5

Brad Waldow (Peja) 12 pikë, 12 kërcime, 3 asistime

Rodney Purvis (Peja) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime

Fisnik Rugova (Bashkimi) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime

Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 2 kërcime, 8 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori