LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se fabrikat e reja të veturave Tesla po humbin miliarda dollarë

Musk thotë se fabrikat e reja të veturave Tesla po humbin miliarda dollarë

Fabrikat e reja të veturave të Teslas në Teksas dhe Berlin po “humbin miliarda dollarë” për shkak të mungesës së baterive dhe çështjeve të portit të Kinës, njoftoi së fundmi shefi ekzekutiv Elon Musk.

“Të dy fabrikat e Berlinit dhe Austin janë furra gjigante parash. Mirë? Me të vërtetë është si një tingull gjigant gjëmues, e cila është zhurma e parave në zjarr”, tha Musk në një intervistë me Tesla Owners Silicon Valley, e cila ishte realizuar muaj më parë.


Intervista ishte ndarë në tri pjesë, ku e fundit u publikua të mërkurën, raporton reuters.

Musk tha se fabrika e Teslas në Teksas prodhon një numër “të vogël” të veturave për shkak të sfidave rreth mungesës së baterive të reja “4680 ndërsa mjetet për të prodhuar bateritë e saja konvencionale 2170 kanë ngecur në portin e Kinës”.

Mbyllja ndikoi në prodhimin e veturave jo vetëm në fabrikën e Teslas në Shangai, por edhe në fabrikën e saj në Kaliforni, e cila shfrytëzon disa pjesë automjetesh të prodhuara në Kinë.

“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth absolut i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, njëra pas tjetrës, dhe ne nuk jemi ende jashtë saj”, tha Musk.

Shqetësimi dërrmues i Teslas, tha ai, është “si t’i mbajmë në funksion fabrikat në mënyrë që të paguajmë njerëzit dhe të mos falimentojmë”.

Teslas i mungon fuqia punëtore në Gjermani - arsyeja, pagat e ulëta
Lexo po ashtu Teslas i mungon fuqia punëtore në Gjermani - arsyeja, pagat e ulëta

Musk tha në fillim të kësaj jave se një ulje prej 10 për qind të pagave të stafit në Tesla do të ndodhë brenda tre muajve. Njeriu më i pasur në botë tha gjithashtu se një recesion në SHBA ka më shumë gjasa të ndodh sesa jo.

Tesla në fillim të këtij viti filloi prodhimin në fabrikat e Berlinit (Gjermani) dhe Teksasit (SHBA).

Musk tha se priste që Tesla të fillonte prodhimin e kamionëve të saj elektrikë Cybertruck, i cili është vonuar, në mesin e vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"

Auto
Kalo në kategori