Edhe pse shumë do të donin të punonin për Teslan, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20 për qind më të larta.
Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm.
Mirëpo, idetë e pronarit, Elon MUsk nuk po shkojnë sipas planit, ndaj në rrjet ka kohë që qarkullon informacione se Tesla ka probleme me punësimin në fabrikën e re, shkruan reuters.
Megjithatë, vetëm tani mësuam se paga e ulët është një nga arsyet e mungesës së fuqisë punëtore në fabrikën gjermane. Kështu pohojnë raportimet e fundit të mediave që janë transmetuar në Business Insider dhe të cilat bazohen në informacione nga sindikata më e madhe gjermane, IG Metall.
Sipas këtyre informacioneve, shumë punëtorë ishin të interesuar për një punë në Tesla dhe do të dëshironin të ndryshonin punën e tyre aktuale për të punuar në Gigafactory, por në fund ata hoqën dorë sepse do të vinin në një pozicion të ri pune ku paga e tyre do të ishte më e ulët.
Krahasuar me Tesla, paga për të njëjtën punë ose një punë të ngjashme me një nga prodhuesit konkurrues të veturave është rreth 20 për qind më e lartë, sipas sindikatës.
Punonjësit në fabrikën e Tesla-s në Berlin janë ankuar tashmë për problemet me pagat e sindikatave dhe përderisa u mungojnë punëtorët në Gjermani, mund të presim largime nga puna në fabrika të tjera.
Përkatësisht, për shkak të “ndjenjës super të keqe” për ekonominë, Elon Musk së fundmi tha se dëshiron të shkurtojë deri në dhjetë për qind të vendeve të punës në kompani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmerika po shqyrton ndalimin total të importimit të veturave nga Kina
Një zgjidhje e re për pronarët e automjeteve elektrike që jetojnë në ndërtesa
‘Mini SUV’ nga Hyundai
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
SUV më i madh i Mazda CX-80 do të arrijë vitin e ardhshëm në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë