LAJMI I FUNDIT:

Munishi pas takimit me Llapin: Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë dhe disa lojtarë, por fitorja mbulon shumë gjera

Munishi pas takimit me Llapin: Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë dhe disa lojtarë, por fitorja mbulon shumë gjera

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur mes vete në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës, ku gjilanasit fituan me rezultat 2-1.

Pas takimit, trajneri Ismet Munishi u ankua shumë për orarin e ngjeshur të Superligës.


“Në pjesën e parë luajtëm sikurse të ishte Liga e Katërt, derisa në pjesën e dytë sikurse të ishte Premierliga. Jam shumë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha”.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i nervozuar dhe nevrikosur më shumë se në pjesën e parë, gjatë gjithë karrierës sime që kur luaj futboll”.

“6 ditë duhet t’i zhvillojmë 3 ndeshje, nuk e di se çfarë orari është ky. Duhet të vendosim se cilët lojtarë do të luajnë. Na është dashtë kohë më tepër, ne nuk kemi mundësi që t’i luajmë kaq shumë ndeshje për në orar kaq të shkurtër. Duhet të shohim se cilët lojtarët janë më të freskët për të startuar ndaj Malishevës”.

“Unë nuk e komentoj referimin. Mentor Ajeti është njëri ndër gjyqtarët më të mirë në Superligë. Edhe kur kam pas ankesa, apo dyshime nuk e kam komentuar referimin asnjëherë”, ka thënë Munishi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori