LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e ushqimit, Sri Lanka u jep punëtorëve të sektorit publik një ditë pushimi shtesë në javë

Mungesa e ushqimit, Sri Lanka u jep punëtorëve të sektorit publik një ditë pushimi shtesë në javë

Sri Lanka po u jep zyrtarëve qeveritarë një ditë shtesë pushimi në javë për t’i inkurajuar ata të kultivojnë ushqim, mes frikës së mungesës së ushqimit.

Vendi ka rreth një milion të punësuar në sektorin publik.


Kjo nismë vjen ndërkohë që shtëpia e rreth 22 milionë banorëve, përballet me krizën më të keqe ekonomike në më shumë se 70-vjet.

“Duket e përshtatshme që zyrtarëve të qeverisë t’u jepet leje për një ditë pune të javës dhe t’u sigurohet atyre lehtësitë e nevojshme për t’u angazhuar në aktivitete bujqësore, si një zgjidhje për mungesën e ushqimit që pritet të ndodhë në të ardhmen”, njofton qeveria, përcjell Telegrafi.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i Bujqësisë, Mahinda Amaraweera u bëri thirrje fermerëve të kultivojnë më shumë oriz, duke thënë se “është e qartë se situata ushqimore po përkeqësohet”.

“Ne kërkojmë nga të gjithë fermerët që të hyjnë në arat e tyre në pesë deri në dhjetë ditët e ardhshme dhe të kultivojnë oriz”, pati thënë ai.

Po ashtu, Sri Lanka po përpiqet të paguajë për importet kritike si ushqimi, karburanti dhe ilaçet pasi përballet me një mungesë të madhe të valutave të huaja.

Qeveria miratoi një propozim që punonjësve të sektorit publik t’u jepet leje çdo të premte për tre muajt e ardhshëm. /Telegrafi/