LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e hapësirave ku lejohet duhani, njëra nga arsyet përse Sarri po e kërkon largimin nga Chelsea

Mungesa e hapësirave ku lejohet duhani, njëra nga arsyet përse Sarri po e kërkon largimin nga Chelsea

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, duket se po e kërkon largimin nga Londra edhe shkaku i ndalesave që konsumimit të cigares brenda stadiumit.

Trajneri italian po lidhet me një kalim te Juventusi, mirëpo mediat në Angli raportojnë se ai po e kërkon largimin nga skuadra londineze, pasi në fushë nuk po mund të konsumojë nikotinë.


Besohet se Sarri konsumon katër pako cigare në ditë, mirëpo me transferimin e tij në Londër në verën e kaluar, kjo gjë ka filluar t’i reduktohet dhe nuk po i pëlqen aspak.

Mediat angleze raportojnë se në fillim të aventurës te Chelsea, trajneri italian kishte kërkuar një hapësirë të veçantë ku lejohet pirja e cigares brenda Stamford Bridges, mirëpo ishte refuzuar.

Formacioni i mundshëm i Sarrit te Juventusi për sezonin e ri: Nga Hysaj, deri te Icardi
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Sarrit te Juventusi për sezonin e ri: Nga Hysaj, deri te Icardi

Kështu, Sarri thuhet se po e kërkon kalimin te Juventusi jo vetëm se është i pakënaqur nga trajtimi që i është bërë nga tifozët dhe mediat në Londër, por edhe shkaku i vartësisë nga duhani.

Trajneri italian pitet që t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në javët e ardhshme, derisa vendin e tij mund ta zë Frank Lampard që aktualisht drejton Derby Countyn. /Telegrafi/