LAJMI I FUNDIT:

A mund Will Smith ta humbë Oscarin e parë në karrierë, çfarë thotë kodi i sjelljes së Akademisë

A mund Will Smith ta humbë Oscarin e parë në karrierë, çfarë thotë kodi i sjelljes së Akademisë
(Foto: Screenshot/Twiiter/ABC/E!News)

Incidenti në ceremoninë e 94 të çmimeve Oscar është diçka për të cilën do të flitet gjatë, dhe megjithëse Will Smith i kërkoi falje publike Akademisë pasi fitoi statujën e parë në karrierë, është shtruar çështja nëse aktori do të duhet të dorëzojë çmimin e tij.

Reagimet për incidentin në Academy Awards kanë qenë kryesisht të ndara, me shumë që ranë dakord se aktori ishte nxituar kur pas një shakaje të papërshtatshme për flokët e gruas së tij, Jada Pinkett Smith, doli në skenë dhe goditi komikun Chris Rock.


Smith, i cili më vonë fitoi Oscarin e parë në karrierë në kategorinë ‘Aktori më i mirë’, qëndroi para publikut dhe shpërtheu në lot duke kërkuar falje për incidentin. Megjithatë, dihet se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka udhëzime strikte në kodin e saj të sjelljes dhe se është e diskutueshme nëse statuja do të mbetet në duart e tij.

Tani për tani ata kanë postuar në llogarinë e zyrtare në Twitter këtë postim: “Akademia nuk pranon asnjë lloj dhune. Sonte jemi të lumtur të festojmë fituesit e edicionit të 94 të Oscars, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”.

Në pyetjen se çfarë mund të ndodhë më pas, përgjigja mund të fshihet në kodin e mirënjohur të sjelljes së Akademisë, të përditësuar në dhjetor të vitti 2017, si pasojë e skandaleve seksuale mbërthyen industrinë filmike dhe lëvizjes ‘Me Too’. Kodi i standardeve u kërkon anëtarëve të sillen në mënyrë etike dhe të mbështesin “vlerat e akademisë së respektit për dinjitetin njerëzor, përfshirjen dhe një mjedis mbështetës që nxit krijimtarinë”.

Kodi thotë se Akademia është “kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi” dhe përcakton se nuk ka vend për “njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin ose ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e mirësjelljes”.

Sipas kodit, bordi i Akademisë mund të pezullojë ose përjashtojë ata që shkelin kodin e sjelljes ose që “komprometojnë integritetin” e Akademisë.

“Në Akademi nuk ka vend për njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin ose ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e njohura të mirësjelljes. Akademia kundërshton kategorikisht çdo formë abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi bazuar në gjini, orientim seksual, racë, përkatësi etnike, paaftësi, moshë, fe ose kombësi. Bordi i Administrimit beson se këto standarde janë kyçe për misionin e Akademisë dhe pasqyrojnë vlerat tona”, është shprehur drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Dawn Hudson.

Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë
Lexo po ashtu Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë që Akademia i kushton ruajtjes së vlerave të respektimit të dinjitetit njerëzor, përfshirjes dhe mbështetjes.

Nga ana tjetër, sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit, Chris Rock refuzoi të bënte një ankesë kundër Smith, por opsioni që komiku të ndryshojë mendje mbeti i hapur.

(Foto: Twiiter/ABC/E!News)

“Hetuesit e LAPD janë në dijeni të një incidenti midis dy personave gjatë ceremonisë së Oscar. Një person e goditi një tjetër me shuplakë gjatë incident. Personi i përfshirë refuzoi të dorëzonte një raport në polici. Nëse pala e përfshirë dëshiron një raport policie më vonë, LAPD do të jetë në dispozicion të plotësojë raportin hetimor”, kanë thënë autoritetet.

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë
Lexo po ashtu Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë

Një burim i rangut të lartë hollivudian ka thënë për New Tork Post: “Nuk mendoj se Smith do të dëshironte të kthente Oscarin e tij, por do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ishte në thelb një sulm. Të gjithë të pranishmit ishin të shokuar. Ishte shumë e pakëndshme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori