LAJMI I FUNDIT:

Mund t’ju ketë ikur, Ronaldo humbi një rast ideal nga pesë metra ndaj Torinos

Mund t’ju ketë ikur, Ronaldo humbi një rast ideal nga pesë metra ndaj Torinos

Cristiano Ronaldo humbi në mënyrë të habitshme shansin për të siguruar tre pikët Juventusit ndaj Torinos, pasi shpërdoroi një mundësi mahnitëse ​​nga pesë metra largësi.

Federico Chiesa hapi rezultatin për Zonjën e Vjetër në minutën e 13-të kundër Torinos në Olimpico di Torino të shtunën duke shënuar për 0-1.


Por, sulmuesi i Torinos, Antonio Sanabria barazoi shifrat në 1-1 në pjesën e parë para se të shënonte golin e dytë personal dhe të epërsisë 2-1 vetëm disa sekonda pas nisjes së pjesës së dytë.

Juventusi barazon në derbi me Torinon, rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Juventusi barazon në derbi me Torinon, rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Njerëzve të Andrea Pirlos iu dha një shans luftimi për të siguruar të tre pikët kur Ronaldo gjeti rrjetën vonë në pjesën e dytë për 2-2.

Megjithatë, ylli portugez shpërdoroi një rast ideal më vonë për të siguruar të tri pikët ekipit të tij, duke humbur mundësinë nga një distancë prej pesë metrave.

Juan Cuadrado arriti të gjej ish-yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit në zonën e pesë-metërshit, por Ronaldo nuk ishte në gjendje të mposhte Sirigun për herë të dytë pasi goditi mbi traversë.

Huqja e Ronaldos ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale, duke bërë përdoruesit të shkruajnë shumë rreth këtij rasti. /Telegrafi/