LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Ramadani pranon medaljen e artë nga Besim Hasani

Muhamet Ramadani pranon medaljen e artë nga Besim Hasani

Atleti Muhamet Ramadani ka pranuar sot medaljen në ceremoninë e organizuar në stadiumin Tafiq Brahimov të Bakusë së Azerbajxhanit.

Medaljen Ramadanit ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ishte i nderuar nga organizatorët për të ndarë medaljet.


Atleti Muhameti fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë. Me rezultatin 19.75 metra, atleti ynë i artë ishte bindshëm i mirë se sa garuesit nga Rusia e Suedia, që patën rezultatin 18.81 dhe 17.75 metra.

Ramadani u bë sportisti i parë i Kosovës që fiton medalje Olimpike Evropiane për të Rinj.

Të pranishëm në stadium për të ndjekur ceremoninë e ndarjes së medaljes për 16-vjeçarin tonë të artë, me ç’rast u intonua edhe himni i Kosovës, ishin edhe ekipi Olimpik i Kosovës, të cilët përfaqësuan vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori