Jose Mourinho ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve, duke thënë se Liverpooli luajti futboll mbrojtës ndaj Tottenham Hotspur.

Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit, në një ndeshje që nuk tregoi lojën që Reds e bënë gjatë gjithë sezonit.

Ekipi i Jurgen Klopp ishte shumë i kujdesshëm duke sulmuar pak dhe për këtë e ka kritikuar trajneri i njohur Mourinho, i cili edhe vet njihet për atë stil të lojës.

Klopp: Nuk keni parë një skuadër si kjo që luftonte pa karburant dhe një portier që i bën gjërat të duken të lehta Klopp: Nuk keni parë një skuadër si kjo që luftonte pa karburant dhe një portier që i bën gjërat të duken të lehta

“Mendoj se tre mesfushorët e Liverpoolit, nëse shohim pozicionimin e tyre shihet se ata luajtën në vijë të drejtë para katërshes mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sports.

‘Ju nuk mund ta mbani mend Hendersonin, Wijnaldumin, Fabinhon apo Milnerin kur ishin pranë tre sulmuesve në zonë. Ata qëndruan me një bllok prej shtatë lojtarëve, ishin shumë pragmatik, ata ishin shumë të fortë në mbrojtje”.

“Kur Tottenhami arrinte të bënte diçka apo të krijonte diçka, lojtari që ishte zhdukur sezonin e kaluar [portieri] ishte aty”.

Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje   Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje  

“Alisson nuk ishte fenomenal, ai nuk kishte pesë, gjashtë, shtatë apo tetë pritje, por kishte disa mbrojtje që ndaluan barazimin e Tottenhamit”.

“Mendoj se kjo ndeshje nuk ishte finalja e Ligës së Kampionëve, pasi të gjithë do të themi se loja nuk ishte e mirë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/