LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kërkon falje pas thyerjes së rregullave të kufizimit të coronavirusit

Mourinho kërkon falje pas thyerjes së rregullave të kufizimit të coronavirusit

Jose Mourinho ka kërkuar falje pasi u kap duke thyer rregullat e kufizikimit të coronavirusit për të stërvitur tre yje të Tottenhamit në një park në Londër.

Fotografitë u shfaqën për të treguar trajnerin e Spurs duke bërë stërvitje me lojtarët e tij në Hadley Common në Londrën Veriore.


I riu Ryan Sessegnon dhe mbrojtësi qendror Davinson Sanchez ishin duke vrapuar së bashku, ndërsa Mourinho monitoronte stërvitjet e Tanguy Ndombele.

Lojtarët dhe Mourinho thyejnë rregullat e kufizimeve të coronavirusit, qortohen nga klubi
Lexo po ashtu Lojtarët dhe Mourinho thyejnë rregullat e kufizimeve të coronavirusit, qortohen nga klubi

Pas urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe të dalin jashtë vetëm për udhëtime thelbësore me anëtarët e familjes, Mourinho ka pranuar gabimin e tij.

“Unë pranoj që veprimet e mia nuk ishin në përputhje me protokollin e qeverisë dhe ne duhet të kemi kontakte vetëm me anëtarët e familjes sonë”.

“Është thelbësore që të gjithë të luajmë rolin tonë dhe të ndjekim këshillat e qeverisë në mënyrë që të mbështesim heronjtë tanë në NHS dhe të shpëtojmë jetë”, ka thënë Mourinho për Mirror.

Mourinho besohej se kishte ofruar të bashkëpunim ngushtë me Ndombele, i cili po lufton për formën e tij që nga ardhja e portugezit.

Francezi, 23 vjeç, ka bërë 12 ndeshje si titullar në ligë, por vetëm katër prej tyre kanë ardhur nën urdhrat e ish-trajnerit të Manchester Unitedit. /Telegrafi/