LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do De Gean te Roma

Mourinho e do De Gean te Roma
(Foto: The Sun)

Jose Mourinho thuhet se ka kërkuar nga Roma që ta transferojë portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Antonio Mirante do të largohet nga Giallorossët, ndërsa Il Corriere dello Sport njofton se strategu portugez dëshiron ta zëvendësojë Pau Lopezin.


Një nga detyrat e para ta trajnerit të ri të Romës do të jetë që të gjejë një portieri, gjegjësisht një shoqërues të Robin Olsen, i cili kthehet nga huazimi te Evertoni.

(Foto: Instagram/d_degeaofficial)

Asnjëri nga portierët nuk ka lënë përshtypje në Olimpico, ashtu që Mourinho e ka vënë De Gean në krye të listës së dëshirave.

Pikërisht sonte (e enjte), spanjolli pritet të startojë në portën e Unitedit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Romës. Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 6-2 takimin e parë në Old Trafford. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/d_degeaofficial)