LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci shënjestër e kritikave për përdorim të tepruar të Photoshopit

Monica Bellucci shënjestër e kritikave për përdorim të tepruar të Photoshopit
(Foto: Instagram/monicabellucciofficiel)

Monica Bellucci ka publikuar një sërë fotografish nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Aëards 2022’, ndërsa është kritikuar për ekzagjerim me Photoshop.

Aktorja italiane, e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka pozuar me një fustan të gjatë me të hapur në pjesën e këmbës.


Këtij kombinimi ia shtoi edhe një gjerdan elegant dhe një palë vathë. Megjithatë, është venë re se fotografitë ishin të përpunuara.

(Foto: Instagram/monicabellucciofficiel)

“Pse kaq shumë Photoshop për të?”, ka shkruar një ndjekës i zhgënjyer, ndërsa komenti i tij mori qindra pëlqime.

“Fotografitë tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to”, ka shkruar një tjetër.

“Ti je aq e bukur, nuk ke nevojë ta rregullosh fytyrën me aplikacione”, e ka porositur fansi i radhës.


Provoni menynë e Monica Belluccit për linja të përsosura dhe dukje rinore
Lexo po ashtu Provoni menynë e Monica Belluccit për linja të përsosura dhe dukje rinore
(Foto: Instagram/monicabellucciofficiel)

Ndryshe, në të kaluarën 57-vjeçarja është vlerësuar për bukurinë e saj natyrale dhe plakjen dinjitoze, pasi me sa dihet ajo nuk ka bërë asnjë korrigjim estetik. Ndërsa vet aktorja ka theksuar se ndihet krenare për rrudhat e saj.

Monica Bellucci flet për plakjen: Nuk jam e fiksuar pas dukjes dhe moshës
Lexo po ashtu Monica Bellucci flet për plakjen: Nuk jam e fiksuar pas dukjes dhe moshës

“Ato janë vetëm prova se keni arritur të kapërceni pengesat në jetë. Rrudhat janë shenjat tona”, kishte deklaruar Monica në një intervistë të mëparshme. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/monicabellucciofficiel)