LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci flet për plakjen: Nuk jam e fiksuar pas dukjes dhe moshës

Monica Bellucci flet për plakjen: Nuk jam e fiksuar pas dukjes dhe moshës
(Foto: The Sunday Times Style)

Monica Bellucci është ylli i kopertinës së numrit të fundit të The Sunday Times Style, ku ka folur për plakjen, ruajtjen e pamjes, por edhe pranimin e moshës së saj.

Në moshën 57 vjeçare, bukuroshja italiane nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi, ka thënë se e pranon këtë proces të pashmangshëm.


“Ka kaq shumë gra që ndjehen të lira të plaken ndryshe”, është shprehur Belluci në intervistën e re.

Duke komentuar dukjen e saj, ajo zbuloi se shmang stërvitjet rigoroze dhe dietat strikte, në vend të kësaj preferon verën dhe makaronat dhe seancat e herëpashershme ‘pilates’. Megjithatë, ushtron pak, por vetëm kur duhet dhe brenda kufijve të arsyeshëm.

“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me linja, kurrë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në një mënyrë paqësore”, ka theksuar aktorja.

“Kur je 50 apo 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ato na japin një këndvështrim tjetër”, ka shpjeguar tutje.

Duke komentuar përvojën e saj si një ‘vajzë Bond’ në filmin “Spectre”, aktorja italiane vuri në dukje se kastingu i saj shënoi një “ndryshim të madh”, duke shtuar se “ka kaq shumë gra që ndjehen të lira të plaken në një mënyrë tjetër”.

Monica ka thënë se “kur jemi të rinj kemi bukuri djallëzore, e cila është krejtësisht e natyrshme”, por se jeta vazhdon dhe duhet të përballemi me pleqërinë.

(Foto: The Sunday Times Style)

Bellucci ka folur edhe për vajzat e saj dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin Vincent Cassel, nga i cili u shkurorëzua në vitin 2013 dhe që atëherë ish-çifti ka gjetur ritmin e prindërimit së bashku.

“Ne kemi qenë të ndarë për një kohë të gjatë, por në të njëjtën kohë kur jeni prind, jeni prindër për gjithë jetën”, është shprehur bukuroshja.

Si një nënë që ka përjetuar aspekte të vështira të famës, Bellucci ka theksuar se nuk dëshiron t’i mësojë vajzat e saj të jenë në konflikt të vazhdueshëm me meshkujt. /Telegrafi/

(Foto: The Sunday Times Style)

(Foto: The Sunday Times Style)

(Foto: The Sunday Times Style)