Rreth 15,000 tifozë po prisnin në selinë e Milanit kur autobusi i ekipit më në fund mbërriti dhe Zlatan Ibrahimovic doli duke mbajtur trofeun e Serisë A lart.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e tyre të fundit të sezonit, 3-0 si mysafir ndaj Sassuolos dhe siguruan Scudetton për herë të parë që nga sezoni 2010-11.

Prandaj ceremonia u zhvillua në stadiumin Mapei në Reggio Emilia dhe u deshën disa orë për t’u kthyer në Milano.

Festa e çmendur në "Mapei Stadium": Piolit i vidhet medalja Festa e çmendur në "Mapei Stadium": Piolit i vidhet medalja

Ata arritën në Casa Milan në orën 00:30 të mëngjesit, me Ibrahimovicin ulur në pjesën e përparme të autobusit duke mbajtur trofeun e Serisë A.

Ndërsa 18,000 morën bileta për ndeshjen e madhe, 15,000 të tjerë u mblodhën në Casa Milan për të mirëpritur skuadrën.

Pioli dhe pesë lojtarët kyç që çuan Milanin drejt Scudettos pas 11 vitesh Pioli dhe pesë lojtarët kyç që çuan Milanin drejt Scudettos pas 11 vitesh

Ibrahimovic doli duke mbajtur trofeun mbi kokë për ta parë të gjithë.

Pas orës 1 të mëngjesit, Ibra mori mikrofonin dhe bërtiti në italisht më të thyer se zakonisht: “Kjo nuk do të ishte e mundur pa juve. Unë ju them, Milano nuk është Milano. Italia është Milano! Forza Milan gjithmonë!”. /Telegrafi/