LAJMI I FUNDIT:

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Një grup mjekësh japonezë kanë ngritur një padi civile kundër gjigantit amerikan të teknologjisë, Google, dhe kërkojnë dëmshpërblim për ato që ata pretendojnë se janë komente nënçmuese e shpesh të rreme.

Bëhet e ditur se padia e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Tokios kërkon 1.4 milionë jen (8,512 euro) si dëmshpërblim për 63 profesionistë mjekësorë.


Padia pretendon se Google Maps ka postuar komente negative të pabaza, aplikacion ky mjaft i popullarizuar në Japoni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht ankesave, japonezët thonë se Google nuk ka bërë mjaftueshëm për të rregulluar problemin.

Por, kompania tha se po punon “24 orë në ditë” për të reduktuar informacioniet mashtruese ose të rreme në platformën e saj duke kombinuar burimet njerëzore dhe ato teknologjike.

“Dëmi është i konsiderueshëm dhe njerëzit janë të pafuqishëm për ta luftuar. Ne nuk pajtohemi që platforma nuk merr asnjë përgjegjësi”, tha Yuichi Nakazawa i cili drejton ekipin ligjor të paditësve.

Ndryshe, veprimet në grup janë relativisht të rralla në Japoni, megjithëse Google është paditur për reklama mashtruese e shkelje të privatësisë edhe në vende tjera si SHBA-ja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori