Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, është shprehur krenare me këtë edicion të këtij reality shou.

Ajo e ka konsideruar si një mision të kompletuar, derisa ka njoftuar se po niset drejt Shqipërisë.


“Mision i kompletuar. Të dua Kosovë. Iki në shtëpi tani”, ka shkruar ajo në një InstaStory.

Foto: Instagram

Është edicioni i dytë i Big Brother Kosova që për producente ka Olsën, ndonëse sivjet nuk u prit edhe aq mirë.

Ajo ka marrë kritika si për kastin e po ashtu edhe organizimin e këtij formati.

Këtë vit fitues u shpall konkurrenti nga Peja, Londrim Mekaj.

Në vend të dytë Elijona Binakaj dhe në vend të tretë u rendit Ludo Lee. /Telegrafi/