LAJMI I FUNDIT:

Minuta e 81-të fatsjellëse për Interin

Minuta e 81-të fatsjellëse për Interin
Interi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Minuta e 81-të e ndeshjes është duke u treguar fatsjellëse për skuadrën italiane, Interin.

Interi ka arritur të sigurojë kualifikimin për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve pas fitores 2-1 në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Empolit.


Megjithatë, Nerazzurrët e patën edhe më të vështirë sesa mendohej këtë kualifikim, i cili erdhi vetëm në minutat e fundit.

Liga e Kampionëve 2019/20 tashmë po merr formë, dihen 25 skuadra të kualifikuara  
Lexo po ashtu Liga e Kampionëve 2019/20 tashmë po merr formë, dihen 25 skuadra të kualifikuara  

Ndeshja ishte baras 1-1, por Radja Nainggolan u përkujdes për të shënuar për epërsinë 2-1.

Ky gol i mesfushorit belg erdhi në minutën e 81-të të ndeshjes, minutë ky që po sjell shumë fat për Interin.

Kjo pasi edhe në sezonin e kaluar Interi shënoi në këtë minutë golin e fitores ndaj Lazios në ndeshjen e fundit të sezonit.

Momenti i golit të Vecinos dhe Nainggolanit

Ishte uruguaiani Matias Vecino, i cili shënoi me kokë për 3-2 golin e fitores ndaj Lazios dhe ky gol i dërgoi Interin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Ky minutë po del të jetë fatsjellës për skuadrën italiane që dy vite radhazi, ndërsa mbetet të shihet në vitet në vazhdim apo ndeshjet e ardhme. /Telegrafi/