LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi porositi basketbollistët e Prishtinës për angazhim maksimal në garat ndërkombëtare

Ministri Gashi porositi basketbollistët e Prishtinës për angazhim maksimal në garat ndërkombëtare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik Z-Mobile Prishtina , pas suksesit historik të arritur për kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit nga Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në Lituani, për të shënuar fitoren e tretë në kuadër të grupit E, triumf që u ka siguruar kryeqytetasve për herë të parë në histori të klubit, kalimin në fazën e dytë grupore në garë kryesore evropiane.


Ministri Gashi i ka uruar basketbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur. Ai vlerësoi se me angazhim dhe vullnet mund të arrihet deri te suksesi.

“Si ministër dhe si ministri do të jemi bashkë me ju do të ju mbështesim deri në maksimum tash, jemi në finalizim të ligjeve që do të stimulojnë edhe më tej përkrahjen e sportit. Ju inkurajoj që t’i shfrytëzoni këto përparësi ligjore”, porositi ministri Gashi.

Ministri Gashi ka kërkuar nga basketbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet. Ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, basketbollistët dhe drejtuesit e klubit Z-Mobile Prishtina e falënderuan Ministrin Gashi për mikpritjen, urimin dhe gatishmërinë e treguar për ta mbështetur klubin e tyre.

Ata premtuan se në garat ndërkombëtare që do të marrin pjesë do të përfaqësojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, jo vetëm klubin dhe qytetin e tyre por edhe Kosovën.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori