LAJMI I FUNDIT:

Milani rivalizon Real Madridin për mbrojtësin argjentinas Senesi

Milani rivalizon Real Madridin për mbrojtësin argjentinas Senesi

Marcos Senesi është një mbrojtës i ri që ka filluar shkëlqimin në Evropë.

Qendërmbrojtësi argjentinas prej dy vitesh po luan tek gjiganti holandez Feyenoord, derisa këtë vit është duke kaluar nëpër një formë fantastike.


Feyenoord kishte paguar 7 milionë euro për afrimin e lojtarit dy vite më parë nga San Lorenzo.

23-vjeçari ka rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe sot vlerësohet katër herë më shumë se para dy vitesh.

Senesi është duke kaluar nëpër një formë fantastike ku ka ngjallur interesimin fillimisht të Real Madridit, por duket se edhe gjiganti tjetër evropian, Milani është futur në garë.

Mediat holandeze kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha e kanë përcjellë prej kohës mbrojtësin qendror dhe janë të gatshme të paguajnë deri në 30 milionë euro për afrimin e tij.

Argjentinasi këtë edicion ka zhvilluar të gjitha 23 ndeshjet me Feyenoordin, ku ka edhe dy gola e dy asistime në elitën e futbollit holandez.

Gjithnjë sipas medieve në Holandë, largimi i tij nga Feyenoord mund të ndodh gjatë janarit dhe e ardhmja e tij është mes Madridit dhe Milanos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori