LAJMI I FUNDIT:

Milani u kthehet fitoreve në Serie A (Video)

Milani u kthehet fitoreve në Serie A (Video)

Milani ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 1-0 në San Siro.

Vendasit ishin më të mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata, edhe pse në pjesën e dytë mysafirët u ringjallën paksa.


Në pjesën e parë nuk kishte gola, por rastet më të mira i kishte Milani me anë të Mattia De Sciglios, M’Baye Niang dhe Giancomo Bonaventuras.

acmilanvpescaracalcioserie05pqbnvj8a0x
Momenti i golit të fitores nga Bonaventura.

Pjesa e dytë filloi me golin e Bonaventuras në minutën e 49-të, ku italiani shënoi mjeshtërisht nga gjuajta e lirë.

Pjesa e tjetër e takimit i takoi Pescaras, e cila sulmoi disa herë me anë të Ledian Memushajt, por Gianluigi Donnarumma nuk lejoi që porta e tij të preket, duke bërë disa pritje të mira.

Ledian Memushaj bëri një paraqitje fantastike, ishte thjesht i pakalueshëm në mesfushë, por bëri mjaft edhe në fazën sulmuese.
Ledian Memushaj bëri një paraqitje fantastike, ishte thjesht i pakalueshëm në mesfushë, por bëri mjaft edhe në fazën sulmuese.

Në minutën e 77-të u inkuadrua edhe Rey Manaj, sulmuesi shqiptari shënoi një gol pas goditjes së Memushaj, por goli u anulua pasi Manaj ishte në pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e tretë me 22 pikë, kurse Pescara vazhdon në vendin e 17-të me shtatë pikë.

Goditja mjeshtërore e Giancomo Bonaventuras.
Goditja mjeshtërore e Giancomo Bonaventuras.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Montella është ndaj Palermos. /Telegrafi/