Milan-Shkëndija, numri i tifozëve në San Siro dhe përfitimet nga biletat e shitura (Foto)

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës ka joshur interesim të madh te tifozët italianë, të cilët kanë qenë të pranishëm në numër të madh në stadium.
Nga të dhënat e siguruara nga Telegrafi, 40.613 tifozë kanë hyrë në stadiumin San Siro.
Ndërkaq, nga shitja e biletave janë përfituar saktësisht 1.146.438 euro.
Në stadium janë rreth 1.500 tifozë shqiptarë që kanë udhëtuar në Milano për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Megjithëse rezultati nuk është në favorin e tyre, ata e patën mundësinë historike që ta shihnin Shkëndijën duke luajtur ndaj njërës prej skuadrave më të mëdha evropiane të futbollit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































