LAJMI I FUNDIT:

Mick Schumacher ndjek hapat e babait, shënon fitoren e parë në Formula 2

Mick Schumacher ndjek hapat e babait, shënon fitoren e parë në Formula 2

Mick Schumacher shkruan një tjetër faqe në historinë e garave të automobilizmit.

Djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, regjistroi fitoren e tij të parë në Botërorin e Formula 2 teksa triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë.


Schumacher Jr, që është pjesë e skuadrës Prema e njëkohësisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, zhvilloi një garë perfekte teksa kaloi i pari vijën e finishit pasi u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e rivalit të tij më të afërt, japonezit Matsushita, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sete Kamera.

Fitoren e Mick Schumacher padyshim që e përjetoi nga afër edhe nëna e tij, Corinna që ishte e pranishme në bokset e skuadrës së të birit, siç bënte dikur edhe me bashkëshortin e saj Michael.

Pas kësaj fitoreje, Mick Schumacher ngjitet në kuotën e 45 pikëve pas 8 garave, ndërkohë që kujtojmë se ai është debutues në Botërorin e Formula 2.