LAJMI I FUNDIT:

Mick Schumacher e voziti Ferrarin me të cilin babai i tij e fitoi titullin në vitin 2004

Mick Schumacher e voziti Ferrarin me të cilin babai i tij e fitoi titullin në vitin 2004
Mick Schumacher (Foto: Rudy Carezzevoli/Getty Images/Guliver)

Ferrari e ka festuar garën e 1.000 në Formula 1 duke i kërkuar Mick Schumacherit që ta voziste bolidin e babait të tij, Michael, me të cilin e fitoi titullin e botës në vitin 2004.

Ylli i Formula 2 e nderoi babanë e tij legjendar duke e drejtuar Ferrarin e tij përgjatë pistës së Mugellos para fillimit të garës për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë.


I veshur me simbolet e kuqe të skuderisë italiane, Mick e voziti bolidin me të cilin në Kampionatin Botëror të vitit 2004, Michael Schumacher kishte fituar 13 nga 20 garat e atij sezoni.

(Foto: Jenifer Lorenzini – Pool/Getty Images/Guliver)

“Ka qenë ëndërr e kamotshme për mua që ta vozis këtë veturë. E kam vozitur bolidin në Hockenheim në vitin e kaluar, por ta vozisja në Mugello në kushte pa shi, ka qenë një nder absolut”, ka thënë Mick pasi e përfundoi vozitjen.

Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali
Lexo po ashtu Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali

Ndryshe, Schumacher vazhdon të luftojë për jetën e tij pas aksidentit të tmerrshëm që e pësoi duke skijuar para shtatë vitesh.

Michael ka pësuar një lëndim trunor në dhjetor 2013 kur e gishte goditur kokën në gur në Alpet Franceze. Ai ka qëndruar një kohë të gjatë në koma, ndërsa tash thuhet se është zgjuar, edhe pse nuk ka shumë informacion për gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori