LAJMI I FUNDIT:

Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali

Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali
Mick Schumacher pas vozitjes së një Ferrari F2004 të babait të tij, Michael, në vitin 2019 në Hockenheim të Gjermanisë (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Mick Schumacher pritet të debutojë në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë.

Duke qenë djali i legjendës së Ferrarit, Michael, nga ai priten gjëra të mëdha, ndërkohë që 21-vjeçari është duke garuar për titullin e Formula 2.


Sipas mediumit gjerman, RTL, ai do të bëjë një stërvitje të lirë në Mugello. Gara e kësaj fundjave shënon konkurrimin e 1.000-të të Ferrarit në Formula 1 dhe prezenca e një Schumacheri, padyshim se do të tërheqë interesim të madh.

(Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Akoma nuk dihet se cilin bolid do ta drejtojë Mick, ndërsa ekipet e lidhura të Ferrarit, Haas dhe Alfa Romeo, janë opsione reale.

Ndërsa drejtimi i një Ferrari padyshim se do të ishte një deklaratë e madhe nga skuderia italiane që po kalon nëpër një krizë.

Michael Schumacher (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Madje, drejtori i ekipit, Mattia Binotto, tashmë ka folur për aftësitë e gjermanit dhe mundësitë e angazhimit te kokëkuqja në rast se zhvillohet në nivelin e duhur.

Shumëkush në Formula 1 shpreson që Mick të përsëritë suksesin e babait të tij, i cili mban rekordin e titujve në këtë sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori