LAJMI I FUNDIT:

Michelle Obama shpallet “Femra më e admiruar e vitit” në ShBA, e dyta Oprah, pasuar nga Clinton dhe Melania Trump

Michelle Obama shpallet “Femra më e admiruar e vitit” në ShBA, e dyta Oprah, pasuar nga Clinton dhe Melania Trump
Foto: Getty Images/Guliver

Michelle Obama është ‘Gruaja më e Admiruar’ e Amerikës, duke thyer rekordin e Hillary Clintonit, e cila ka kryesuar këtë listë prej 17 vjetësh.

Clinton u rangua e treta sivjet në listën vjetore të Gallup si “Gruaja më e admiruar e vitit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Oprah Winfreyt, ndërkohë që vendin e katërt e mori Melania Trump.


Michelel Obama, “Femra më e admiruar e vitit” në Amerikë (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images./Guliver)

Michelle Obama, e cila këtë vit nxori në shitje librin e saj autobiografik “Becoming”, bëri një buje të madhe përgjatë gjithë vitit.

Pas një karriere të gjatë në sytë e publikut si zonja e parë, senatorja, sekretarja e shtetit dhe kandidatja presidenciale demokratike e vitit 2016, Hillary Clinton është kthyer në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë “Becoming” i Michelle Obamës ishte libri më i shitur i vitit 2018.

Oprah Winfrey, “Femra e dytë më e admiruar” e vitit (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ish-zonja e parë gjithashtu ka qenë në një turne në mbarë vendin në teatro dhe në koncerte, përveç për të bërë shfaqje të shumta të medias edhe për të përmendur kujtimet e saj.

Ndërkohë Hillary Clinton ka qenë në vendin e parë të kësaj liste për 22 herë me radhë, më shumë se çdo burrë tjetër apo grua tjetër – sipas Gallup, duke përfshirë vitet 1993, 1994, 1997 deri 2000, dhe 2002 deri 2017.

Hillary Clinton, “Femra e tretë më e admiruar e vitit” në Amerikë (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë është gjithashtu pjesë e Top 5.

Sa i përket meshkujve, ish-Presidenti Barack Obama është “Njeriu më i Admiruar” për 11 vjet radhazi.

Melania Trump, “Femra e katërt më e admiruar e vitit” në Amerikë (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Presidenti Donald Trump erdhi në vendin e dytë për të katërtin vit me radhë.

Xhorxh W. Bush, Papa Francis dhe biznesmeni Bill Gates ishin gjithashtu pjesë e top 10.

Në listën mashkullore, ish-Presidenti Barack Obama është ‘Njeriu më i Admiruar’ për 11 vjet radhazi.

Barack Obama, “Mashkulli më i admiruar i vitit”, sipas Gallup (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Por si realizohet ky sondazh?

Gallup u kërkon amerikanëve në një pyetësor të hapur, që të emërojë njeriun dhe gruan e gjallë që admirojnë më së shumti.

Në sondazh, demokratët e cilësuan çiftin Obama si “Burri dhe gruaja më të admiruar të vitit”.

Ka gjithashtu dy burra të dukshëm që mungojnë në listë, të cilët në mënyrë tipike e përbënin top 10-shen: Sen. John McCain dhe Rev. Billy Graham, të cilët që të dy vdiqën vitin e kaluar. /Telegrafi/

Lista me femrat më të admiruara të vitit 2018

Lista me meshkujt më të admiruar të vitit 2018:

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori