LAJMI I FUNDIT:

Messi zgjedh ekipin më të mirë me pesë futbollistë, duke përjashtuar veten dhe Ronaldon nga formacioni

Messi zgjedh ekipin më të mirë me pesë futbollistë, duke përjashtuar veten dhe Ronaldon nga formacioni

Lionel Messi nuk e zgjodhi veten dhe Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij më të mirë me pesë lojtarë, ndërsa aty ka përfshirë Eden Hazardin dhe fituesin e Kupës së Botës me Francën, Kylian Mbappe.

Ylli argjentinas ka bërë një zgjedhje formacioni me pesë lojtarë duke përjashtuar veten dhe Ronaldon, edhe pse mendon se ai dhe ylli i Juventusit janë akoma lojtarët më të mirë në botë.

Por, ai zgjodhi ish-shokun e tij të skuadrës Neymar dhe sulmuesin e Barçës, Luis Suarez , ndërsa bashkëkombësi i tij Sergio Aguero gjithashtu gjendet në ekipi.

Griezmann: Dua të bëj histori përkrah Messit te Barcelona, ai është lojtari më i mirë në botë
Lexo po ashtu Griezmann: Dua të bëj histori përkrah Messit te Barcelona, ai është lojtari më i mirë në botë

Argjentinasi gjithashtu vlerësoi Hazardin dhe Mbappen – me të parin që fitoi një transferim te Real Madrid nga Chelsea në verën e vitit 2019.

Sidoqoftë, maestro i Barcelonës beson se ai dhe ylli i Juventusit nuk janë dorëzuar ende dhe janë lojtarët më të mirë në botë vetëm.

Messi dhe Ronaldo sa ishin rival në El Clasicos (Foto: Getty Images/Guliver)

Messi gjithashtu tha se i pëlqente të garonte me Ronaldon në La Liga.

Mbappe: Është tepër vonë për të pasur një karrierë si ajo e Messit, më duhet të frymëzohem nga Ronaldo
Lexo po ashtu Mbappe: Është tepër vonë për të pasur një karrierë si ajo e Messit, më duhet të frymëzohem nga Ronaldo

“Ishte bukur të kishim Cristiano Ronaldon në La Liga për shkak të prestigjit që i dha, megjithëse ishte e vështirë ta shihja atë të ngrejë tituj”.

“Por, duke përjashtuar atë dhe mua, lojtarët më të mirë në botë janë Mbappe, Neymar, Hazard, Suarez dhe Kun Aguero”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Formacioni më i miri i Messit me pesë lojtarë

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori