LAJMI I FUNDIT:

Messi, Ronaldo, Benzema: Lista me 20 lojtarët që kanë kontribuuar në më shumë gola ​​në La Liga

Messi, Ronaldo, Benzema: Lista me 20 lojtarët që kanë kontribuuar në më shumë gola ​​në La Liga

Kur dikush sjell La Ligën si temë diskutimi, emrat e parë që vijnë në mendje menjëherë janë dy legjendat, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Për nëntë vite të lavdishme, dy super yjet ndezën ligën elitare spanjolle me Barcelonën dhe Real Madridin.


Midis viteve 2009 dhe 2018, rrallë kalonte një javë në të cilën Messi dhe Ronaldo nuk shënonin apo asistonin tek një gol.

Shumicën e javëve, dyshja kontribuuan në gola të shumtë dhe kjo është arsyeja pse rekordet e tyre në La Liga janë të vendosura në kategorinë ‘mbinjerëzore’.

Faqja e specializuar PopFoot e ka theksuar këtë fakt duke ofruar listën me 20 lojtarët që kanë kontribuuar në më shumë gola në ligë që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Messi ka 259 kontribute në gola më shumë se çdo lojtar tjetër, që është sinqerisht shifër e madhe, pasi ka 666 gola kontribute (474 ​​gola, 192 asistime) në 520 ndeshje.

Por, rekordi i Ronaldos është pothuajse po aq tërheqës kur merret parasysh se ai luajti vetëm 292 ndeshje në La Liga.

Karim Benzema është lojtari që zë pozitën e tretë, ndërsa në ‘top 20’ gjenden edhe emra yjesh tjerë si Luis Suarez, David Villa, Raul Gonzalez dhe Xavi Hernandez.

20 lojtarët me më shumë gola+asistime në La Liga që nga viti 2000

20.Gerard Moreno – 133 gola kontribute (104 gola, 29 asistime) në 267 ndeshje

19.Raul Tamudo – 135 gola kontribute (126 gola, 9 asistime) në 405 ndeshje

18.Sergio Garcia – 142 gola kontribute (75 gola, 67 asistime) në 361 ndeshje

17.Gonzalo Higuain – 142 gola kontribute (107 gola, 35 asistime) në 190 ndeshje

16.Alvaro Negredo – 143 gola kontribute (127 gola, 16 asistime) në 333 ndeshje

15.Raul Garcia – 158 gola kontribute (109 gola, 49 asistime) në 555 ndeshje

14.Diego Forlan – 163 gola kontribute (128 gola, 35 asistime) në 240 ndeshje

13.Roberto Soldado – 165 gola kontribute (129 gola, 36 asistime) në 324 ndeshje

12.Xavi Hernandez – 166 gola kontribute (57 gola, 109 asistime) në 464 ndeshje

11.Raul Gonzalez – 170 gola kontribute (127 gola, 43 asistime) në 334 ndeshje

10.Iago Aspas – 177 gola kontribute (132 gola, 45 asistime) në 281 ndeshje

9.Joaquin – 179 gola kontribute (76 gola, 103 asistime) në 598 ndeshje

8.Samuel Eto’o – 212 gola kontribute (162 gola, 50 asistime) në 277 ndeshje

7.Aritz Aduriz – 217 gola kontribute (168 gola, 49 asistime) në 443 ndeshje

6.Antoine Griezmann – 217 gola kontribute (159 gola, 58 asistime) në 421 ndeshje

5.David Villa – 233 gola kontribute (185 gola, 48 asistime) në 352 ndeshje

4.Luis Suarez – 252 gola kontribute (178 gola, 74 asistime) në 258 ndeshje

3.Karim Benzema – 330 gola kontribute (219 gola, 111 asistime) në 415 ndeshje

2.Cristiano Ronaldo – 407 gola kontribute (311 gola, 96 asistime) në 292 ndeshje

1.Lionel Messi – 666 gola kontribute (474 ​​gola, 192 asistime) në 520 ndeshje

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori