eksperti ad

Lionel Messi do të luajë për Argjentinën sërish në vitin 2019, sipas menaxherit të kombëtares Albiçeleste, Jorge Burruchaga.

Messi nuk ka bërë asnjë paraqitje për kombëtaren që nga Kupa e Botës, ku Argjentina u mposht në 1/8-ën e finales nga kombëtarja që u bë kampione, Franca.


Jorge Sampaoli u largua pas një Botërori me plot turbulenca, e Messi edhe një herë dështoi të përmbushte ëndrrën e tij.

Burruchaga është ib bindur se Messi do të kthehet në ekipin e Argjentniës për Copa American që mbahet në Brazil në vitin 2019.

"Asnjë datë nuk është caktuar për rikthimin e Messit dhe ai nuk doi të kthehet para fundit të vitit".

"Por, është e pamundur që ai sërish të mos jetë në kombëtare. Kjo është fazë kalimtare".

"Jam i sigurt se vitin tjetër ai do të jetë në ekipin kombëtar të Argjentinës", deklaroi Burruchaga. /Telegrafi/

telegrafi sport app